Klevis Balliu, shefi i organizimit në Partinë Demokratike, ka komentuar arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar atë si një veprim politik dhe jo ligjor. Gjatë një tubimi qytetar, ai theksoi se Edi Rama ka vetëm një shpresë: dorëzimin e qytetarëve dhe qëndrestarëve.
Balliu argumentoi se arrestimi nuk lidhet me çështje të vjedhjeve apo krimeve, por është rezultat i një lufte politike. Ai kritikoi qeverinë për korrupsionin dhe shkatërrimin e ekonomisë, duke theksuar se nëse akuzat ndaj Metës ishin të vërteta, ai do të ishte arrestuar më herët.
Në këto kohë mund të bësh shumë analiza për vjedhjet e qeverisë, për shkatërrimin e ekonomisë, për korrupsionin e vazhdueshëm në çdo segment të qeverisë, për korrupsionin brenda vendit dhe të korruptuarit ndërkombëtar që flasin për karrige, por s’kanë guxim të flasin për inceneratorët, s’kanë guxim të flasin për deputet që fshehin kriminel dhe vrasës në shtëpitë e tyre.
Ajo që është më e dhimbshme, është pafuqia për të bërë ndryshimin në të cilën shpreson Edi Rama. Edi Rama ka një shpresë të vetme, dorëzimin e qytetarëve dhe dorëzimin e qëndrestarëve. Ai shpreson se duke u dorëzuar, do vazhdojë mbretërimin e tij.
Arrestimi i Ilir Metës, për akuza që Rama i ka ngritur me vite, nëse do ishte bërë ndonjë krim do ishte arrestuar më parë, por jo. Nuk është çështje ligji, vjedhje, por është çështje politike.