Sekretari i pergjithshem i Partise se Lirise, Tedi Blushi ka reaguar per here te dyte per arrestimin e Ilir Metes.
“Kryeterroristi Altin Dumdumani, Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare ka tentuar të marrë peng Ilir Metën. Ata horra që kanë vendosur dorë mbi kryetarin e PL-së e kanë personale me ne.
Arsyeja e ndalimit janë disa; cështja e detit, sovraniteti i Shqipërisë dhe lufta ndaj bandës së Ramës dhe Sorosit. Këta do të trajtohen si armiq. Rama e ka personale me Metën.
Persona të maskuar pa u identifikuar të prezantuar në emër të SPAK-ut tentuan ta nxjerrin me forcë nga makina. Asnjë akuzë nuk qëndron nga ato që fabrikon kjo drejtësi në media” tha ai.