Në mbledhjen e komisionit hetimor kanë vijuar debatet mes kryetares Albana Vokhsi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Vokshi pasi ka lexuar listën iu drejtua Ndrecës që “I ke në email, ti ke hequr vetëm emrin e Edi Ramës, që ta dinë të gjithë këto”
Vokshi: Kjo është lista, ke hequr Ilir Beqën, aksionerët se të ka dhënë urdhra Edi Rama.
Ndreca: Nuk më ka dhënë urdhra askush, kryeministri nuk ka lidhje me koncesionet dhe kontrata sipërmarrëse, kjo është arsyeja që nuk kemi pranuar që të thirret.
Më pas Ndreca theksoi se qëllimi i opozitës është ta prishë mbledhjen dhe pengojë, teksa pranoi atë të Kryesisë, por pa shtyrë afatin.
Ndërsa Vokshi pranoi mbledhjen e Kryesisë mes palëve për të diskutuar kalendarin dhe këmbënguli për shtyrjen e afatit.