Gara për 12 drejtorët e rinj të policisë vendore është hapur dhe rregullorja e re ka kaluar në Këshillin e Ministrave. Rregullorja u dërgua për miratimin nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Kandidatët duhet që të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri më 28 tetor në faqen zyrtare të policisë së shtetit. Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë në komisionin te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një kërkesë me shkrim kur shprehin interesin për të aplikuar.