-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kikia: Arrestimi i Metës ishte një demonstrim i orkestruar

Kryesoret

Gazetari Mentor Kikia komentoi arrestimin e Ilir Metës në emisionin “5 Pyetjet me Babaramon,” duke theksuar se një ish president nuk mund të tërhiqet zvarrë në rrugë. Ai e cilësoi këtë si një veprim të orkestruar, duke u fokusuar në momentin e zgjedhur për arrestim, kur kishte trafik dhe njerëz.

Kikia shprehu shqetësimin për standardet e shtetit dhe theksoi se Meta, pavarësisht gjuhës së tij të ashpër ndaj drejtësisë, duhet të prezumohet i pafajshëm. Ai vuri në dukje se arrestimi është një mesazh për autoritetin e drejtësisë, duke theksuar se nuk kishte nevojë për një veprim kaq dramatik, pasi Meta nuk po ikte.

“Nuk na lejohet të duartrokasim por të jemi serioz, për respekt të shtetit dhe jo Ilir Metës. Një ish president nuk tërhiqet zvarrë në rrugë kur ekzekutohet urdhri i arrestit. Kërkojmë më shumë standard nga shteti. Dhe shteti nuk mund të jetë militant politik që të thotë mirë ia bëmë qelbësirës se ka bërë këtë apo atë. Ai prezumohet i pafajshëm para ligjit. Ishte demonstrim, e kishin ndjekur dhe u zgjodh një moment kur ka trafik njerëz. Një gjë e orkestruar lidhet me mesazhin gjithkujt që drejtësia në një vend është autoritet që nuk kundërshtohet. Përtej backgroundit që Meta ka si ish zyrtar. Lidhet me një aferë të partisë së tij. Gjuha që kishte konsumuar ndaj shtetit në tërësi dhe SPAK e kishte shndërruar në simbolin e agresivitetit. Meta ka konsumuar edhe me diplomatët amerikanë. Kishte një mijë mënyra të tjera. Ai nuk po ikte.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit