Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij është përfituesi direkt i vjedhjes së votave në Durrës nga bandat që i diktuan po sipas tij vendosjen e Jurgis Çyrbjes në listë të sigurtë.
“Është direkt Rama që ka ngrënë dardhat e Çyrbes. Jurgis Çyrbja i njohur si përfaqësuesi i klanit Avdylaj ka shpërblyer Edi Ramën bashkë me Avdylajt me tonelata dardha të krimbura. Rasti Çyrbja fakton në mënyrë më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër një është krimi dhe vetëm krimi.
Familja mafioze Avdylaj jo vetëm kandidoi Çyrben si përfaqësues të vetin në parlament por i diktoi Edi Ramës i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, që ta vendoste atë pikërisht, burrin e dytë në listë pas vetes apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji. Pra kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj jo vetëm për futjen në listë por edhe renditjen të dytin pas Edi Ramës në listën e Durrësit.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që përfaqësonte klanin më të rrezikshëm. Ka ngrënë dardhat e një njeriu që strehonte, fshihte vrasësin e Prengës. Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh. Jo, Jo! Peshqit e mëdhenj janë sipër fare, peshkaqeni është Edi Rama. Sepse i dëgjoj sot, Çyrbja në Sky ka thënë këto dhe ato. Por sot është e faktuar e vërtetë në dritë të diellit, Rama me McGonigal me Sky Ecc ka porositur krime kundër opozitës.
Se Edi Rama ka pasur jo një, por më shumë se një telefona të koduar. Sot është e faktuar dhe mediat belge e kanë bërë publike emrin e tij si një bashkëpunëtor i bandave më të rrezikshme të bandave shqiptare në Europë dhe botë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot sepse ish-zv/zëdhënësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhet koordinimi i bandave, priten bosët kryesorë të shtëpive mafioze nga ata të Sinaloas dhe të tjerë me radhë. Sot kolegët e Erion Veliajt në SKAP-in e partisë njoftuan, bënë publike akuzat ndaj Çyrbes dhe të dhënat që kanë marrë me Sky Ecc.
Shumë herë më kriminale janë të dhënat që Sky Ecc dhe përgjimet kanë dhënë për kriminelin ministër Taulant Balla. Vërtetë Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin por mos harroni se Taulant Balla me Vat Stakën, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave liruan dy terroristë që i vendosën tritolin qytetarit Lulzim Kulla dhe Taulant Balla lëviz si ëprfaqësuesi i qeverisë nëpër botë. Shumë më të forta se veprat e kryerja nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, që rezulton zëdhënësi i interesave të familjeve mafioze Bajraj, Çela, Rraja, etj.
Kush mund t’i mohojë këto fakte politike veç Altin Dumanit, më i ligë se Nuredini? Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë urgjente sepse mban ministër Taulant Ballën, që figuron në regjistrime si njeri që ka porositur vrasje. Si njeri që është marrë me tenderat e bandave. Që ka organizuar kurthe për të arrestuar njerëz për krime që nuk i kishin bërë kurrë. Rama duhet të japë dorëheqjen, sepse vëlla Olsi me dokumente zyrtare është faktuar eksponent i klanit shqiptaro-kolumbian të hakmarrjes për drejtësi të Xibrakës. I Amant Josifit.
Rama duhet të japë dorëheqjen sepse është shtylla kryesore e krimit në Shqipëri. Rasti Çyrbja, ishte një ushtar i Avdylajve, mos harroni se dosja e tij ka filluar në 1921 (2021) dhe deri para një jave, ai po merrej për shpërdorim detyre deri para një jave, pavarësisht se regjistrimet në Sky Ecc e implikonin në vepra shumë të rënda kriminale. Por këtu gjithçka ishte porosi e Ramës derisa dikush brenda SKAP-it kërkoi përfshihej në akatkuzë të krimeve që Dumani kërkonte ta çlironte Çyrben me porosi të Ramës. E turpshme për SKAP-in është rruga që u ndoq” tha ai.