Ditën e sotme u arrestua Ilir Meta. Ai është vënë në pranga këtë të Hënë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa po shkonte me makinën e tij në selinë e partisë.
Meta kishte planifikuar konferencë për shtyp sot në orën 13:40. Nga informacionet e deritanishme, arrestimi i tij me urdhër të SPAK ka ardhur pas hetimeve për çështjen e pasurisë.