Ditën e djeshme marina amerikanë ka deklaruar se dy pilotë e zhdukur kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit gjatë fluturimit rutinë stërvitorë në fillim të javës së kaluar. Avioni i llojit EA-18G Growler u rrëzua në lindje të malit Rainier në shtetin e Uashingtonit.
“Me zemër të thyer ndajmë lajmin për humbjen e dy pilotëve tanë të dashur”, tha oficeri i Forcave Ajrore të SHBA, Timothy Warburton.
Ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kryen një operacion për të lokalizuar vendin e rrëzimit dhe ekuipazhin, duke përfshirë një helikopter të aviacionit detar. Ndërkohë shkaku pse është rrëzuar avioni është ende në kërkim.