-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha njofton protestë më 29 tetor pas arrestimit të Metës

Kryesoret

Pas arrestimit të Ilir Metës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli protestën e radhës për datën 29 tetor, duke e quajtur këtë veprim një akt të mosbindjes civile. Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha e përshkroi arrestimin si një “rrëmbim politik”, duke akuzuar Edi Ramën për nxjerrjen e “banditëve me uniformë” për të tërhequr zvarrë kreun e Partisë së Lirisë.

Ai theksoi se ky akt është një “akt terrorist” nga regjimi i Ramës, duke bërë një krahasim me praktikat më të errëta të politikës, dhe shprehu shqetësimin për trajtimin e Metës si një kriminel të rrezikshëm. Berisha e cilësoi Metën si një figurë me një karrierë të gjatë politike dhe një kontribues të rëndësishëm në çështjet europiane dhe kushtetuese.

“Me datë 29 udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë trë këtij regjimi” tha Berisha.

Më tej, Berisha njoftoi se liderët e PD-së do të organizojnë qytetarët në protesta në të gjithë vendin për të kundërshtuar këtë veprim, duke shprehur vendosmërinë për të parandaluar çdo formë intimidimi nga ana e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit