Artist i apasionuar pas aparatit dhe kamerës, shkodrani Nikolin Dodaj ka bërë një tjetër hap në Amerikë. Me studion e tij Eagle Eye Photography tashmë nuk është pjesë e cdo eventi të shqiptarëve dhe jo vetëm në Amerikë, por edhe e programeve të famshme. I tillë ka qenë i fundit, programi i famshëm në Itali “Ny Canta”.
Niko, sikur e njohin të gjithë ishte bashkë me mikun e tij regjisorin Adriatik Berdaku në skenë me yjet italianë Pupo, Nek, Francesco, Marino Artaleti, etj.
Niko e nisi televizionin në Shkodër e më pas në Itali për të vazhduar në Amerikë me yjet e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu e Sinan Vllasaliu, etj.