Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë dy ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Begaj u prit në Srajevë me nderime ushtarake nga kryetari dhe anëtarët e Presidencës së BiH Denis Beqiroviç, Zheljko Komshiç dhe Zheljka Cvijanoviç.
Vizita zhvillohet në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.
Gjithashtu Begaj do të takohet edhe me Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto.