-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ata që sulmuan Metën ishin të urdhëruar të qëllonin mbi armikun e Edi Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për rrëmbimin e dhunshëm të Ilir Metës, duke e cilësuar atë si një akt terrorist.

Gjatë protestës, ai tha se grupet e armatosura kishin urdhër të qëllonin mbi Metën, e cila, sipas tij, pasqyron regjimin kriminal të Ramës.

Berisha theksoi se ky veprim është i paprecedentë dhe i pandodhur në asnjë demokraci apo diktaturë, duke e krahasuar atë me veprimet e kaluara të regjimeve totalitare.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore.

Mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, begatisë dhe integrimit të shqiptarëve.

Një përshëndetje për oratorët e tribunës së fjalës së lirë, që shpërndajnë me guxim në të katër anët të vërtetat që fsheh regjimi ndaj shqiptarëve.

Të dashur miq, zhvillimet e djeshme kanë plotësuar para çdo shqiptari imazhin e vërtetë të narkoregjimit të Edi Ramës.

Akti makabër publik i rrëmbimit tek futej në Tiranë, tek kthehej në zyrën e tij, me banditë të armatosur dhe të maskuar, i zvarritjes dhe goditjes të ish-presidentit të Republikës, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të qeverisë, aktualisht kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai.

Një akt të tillë çnjerëzor, antidemokratik, banditesk mund ta ndërmerrte vetëm një njeri, i cili ka si trashëgimi atërore xhelatin Kristaq Rama që firmosi varjen në litar të kundërshtarit politik në vitin 1988 për vargjet e tij.

Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi armikun e Edi Ramës, Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij.

Një njeri, i cili ishte paraqitur sa herë ishte thirrur.

Një njeri, për të cilin organizata kriminale Skapi i partisë, që urdhëroi aktin, nuk ka paraqitur dot asnjë akuzë të vërtetë, por i ndërmorën të gjitha këto si person nën hetim.

Si person pa asnjë akuzë penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit