-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eduard Halimi: Arrestimi policor i Ilir Metës dhe 7 shembuj nga Strasburgu

Kryesoret

Më 21 tetor 2024, në orën 13.05,  ish-presidenti dhe kryetar i PL,  Ilir Meta u arrestua nga policia shqiptare, në hyrje të Tiranës në një incident që ka ngjallur shumë debat publik dhe ligjor jo vetëm në Shqipëri. Sipas dëshmive okularë dhe videove të publikuara, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën e tij, dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë ku vetëm disa me mbishkrim në kurriz  bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e mjetit Artemis Peca një funksionar politik te PL (pas asnjë vendim gjyqësor deri tani) ndërsa Ilir Meta u tërhoq zvarrë nga automjeti i tij mes publikut me një trajtim degradues pa iu komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa i lexuar të drejtat që i takonin sipas Kushtetutës.

Të dy funksionarët politikë u prangosën në autostradë në mes të publikut në mesditë dhe u shoqëruan në ambientet e policisë ku pas disa orësh Metës iu dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artemis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim.

Në dy deklarata të shpërndara, SPAK dhe BKH mohuan që tē kenë bërë ekzekutimin e vendimit të GJKKO të kërkuar në datën 9.10.2024 dhe miratuar pas 11 ditësh në datën 20.10.2024 ditën e diel, ndërsa polica pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin por u justifikua për dhunën nga rrethana ende te pakonfirmuara deri në momentin e këtij shkrimi.

Asnjë provë deri tani gjithashtu nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë  procedurat ligjore, që janë të përcaktuara në nenin 28 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Po e them që në fillim se nuk kam asnjë informacion më shumë se njoftimi i SPAK ditën e djeshme lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale  ndaj Ilir Metës, dhe nuk kam as ndonjë vlerësim për vendimin gjyqësor që po ashtu nuk e kam, por analiza më poshtë ka të bëjë me ekzekutimin e vendimit nga Policia e Shtetit.

Ilir Meta ka avokatët e tij, të cilët me siguri janë duke përgatitur mbrojtjen, por qëllimi i këtij shkrimi, jashtë stigmatizimit të personave të përfshirë dhe dyshimeve të ngritura për vepra të rënda penale, është interesi publik, nëse kjo mënyrë sjelljeje e policisë, trajtimi degradues dhe gati çnjerëzor, arrestimi publik i treguar në videot e djeshme, përmbush standardet minimale ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e të arrestuarve, duke përfshirë vendime gjyqësore nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

Unë e di që, nëse ky trajtim degradues e çnjerëzor do t’i kishte ndodhur një qytetari të thjeshtë, shitësi ambulant ose një studenti, me siguri reagimi qytetar do të ishte i madh, por stigmatizimi dhe retorika politike nuk duhet të na pengojnë që të themi qartë se ligji dhe kushtetuta janë minimalisht të barabartë për të gjithë, dhe për më tepër se ndaj një ish-presidenti, ish-kryeministri si Meta dhe zyrtari si Artemis të paarmatosur nuk paraqisnin dukshëm asnjë rrezik publik në autostradë, në makinën e tyre, që dhjetëra makina pa mbishkrime policore dhe dhjetëra policë me maska dhe pa shenja dalluese policore të terrorizonin publikun me armatim të rëndë, duke tërhequr zvarrë nga makina personat e sipërpërmendur me një trajtim degradues.

Nga ana tjetër, policia, duke dëmtuar procedurat e ndjekura, mund të sjellë pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe të dëmtojë rëndë gjithë procesin, për të cilin interesi publik është i madh gjithashtu.

  • Kushtetuta Shqiptare dhe Konventa Europiane

Shumë police në rrugë më thërrasin pedagog, nisur nga një eksperiencë e shkurtër 2 vjeçare në Akademinë e Policisë 28 vjet më parë, ku në çdo fillim të sesionit të Procedurës Penale e filloja duke i thënë studenteve të vitit të parë në Akademi se leksioni i parë, është : “Mos tërhiqni zvarrë qytetarët gjatë një arrestimi dhe lexojini te drejtat në momentin e prangosjes.”

Dhe kaq gjë e di edhe dikush që nuk është ulur në bankat e Akademisë së policisë. Po çfarë parashikon Kushtetuta dhe Konvente Evropiane e të Drejtave të Njeriut?

Neni 27/1 i Kushtetutës parashikon :

28/1 i Kushtetutës së Shqipërisë parashikon se:

Konventa Evropiane e të drejtave të njeriut po ashtu në nenin 5 te saj në paragrafin 1 dhe, nënparagrafet e tjerë parashikon njëlloj se “arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe çdo person i arrestuar ka të drejtën të informohet menjëherë për arsyen e arrestimit dhe për të drejtat e tij, përfshirë të drejtën për të mos u vetëinkriminuar dhe për të kërkuar një avokat”.

Në rastin e djeshëm, dëshmitë tregojnë se as Ilir Meta dhe as personi tjetër  nuk u informuan për këto të drejta, nuk iu komunikua ndonjē vendim gjyqësor, nuk u lejua te telefononin avokatin por u tërhoq zvarrë gjë që dukshëm deri tani mund të përbëje një shkelje të qartë të këtij neni. Çdo arrestim i bërë pa ndjekur këto procedura është i paligjshëm dhe mund të konsiderohet një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut.

Vendime Gjyqësore Relevante nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR)

Arrestimi i Ilir Metës, pavarësisht nga pozita e tij si ish-president apo lider politik, duhet të trajtohet me respektimin maksimal të të drejtave kushtetuese dhe procedurave ligjore. Ligji shqiptar dhe normat ndërkombëtare kërkojnë që çdo individ ne momentin e ndalimit nuk mund te ushtrohet dhunë nëse nuk paraqet rrezik publik, nuk është i armatosur. Çdo trajtim denigrues dhe degradues rreptësishtë i ndaluar. Ai duhet të informohet për arsyen e arrestimit,  dhe të drejtat e tij. Nëse këto të drejta shkelen, siç tregojnë provat në këtë rast, atëherë arrestimi me gjasa mund te  konsiderohet i paligjshëm. Hetimi i plotë i kësaj çështjeje dhe respektimi i të drejtave kushtetuese janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri. Precedentët e vendosur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut na tregojnë qartë se një arrestim i paligjshëm mund të ketë pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë pasoja për gjithë procesin në vijim ku verifikimi i dyshimeve të prokurorisë pritet me interes të madh publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit