-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muçollari: Mbetjet toksike po rikthehen, të mos lejojmë Ramën të fshehë këtë aferë

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat tha se sipas rrjetit të Bazelit më datë 27 tetor do të rikthehen mbetjet në Portin e Durrësit.

“Rrjeti i Bazelit, organizata më e specializuar për mbetjet e rrezikshme e toksike dha alarmin e para se këto ngarkesa ishin të dyshimta, dhe se trafiku i tyre ishte i paligjshëm. Pas kesaj, vendi ku do të mberrinin, Tajlanda, refuzoi të mbante ngarkesat nga Shqiperia dhe anijet u kthyen mbrapsht.”, u shpreh Muçollari.

Ai tha se këto tre muaj qeveria dhe ministrat kanë mohuar çdo përgjegjësi dhe kanë fajësuar opozitën që kanë thënë që këto mbetje janë të rrezikshme.

“Partia Demokratike u ben thirrje organizatave, Rrjetit të Bazelit dhe qytetarëve të jenë të pranishëm. Procedura të kryhet me 3 kontejnere të vulosur, të pahapur, dhe nê 3 laboratore të ndryshme. Të mesojmë të verteten e mbetjeve të rrezikshme. Të mos e lejojme Edi Ramen ta fshehë këtë aferë, dhe të mos luajë me jeten e shendetin e njerëzve thjesht për të mbrojtur karrigen e pushtetin e tij. Të jemi të gjithë aty e të mos lejojmë qeverinë të bëjë trafik tē së vërtetës mbi trafikun e mbetjeve të rrezikshme”, tha Muçollari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit