-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Myslim Murrizi viziton Ervin Salianjin, akuzon qeverinë për burgosje politike

Kryesoret

Deputeti Myslim Murrizi ka vizituar ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit, shprehur revoltën ndaj qeverisë për atë që e cilëson burgosje politike. Ai theksoi se ky është rasti i parë pas 34 vitesh postkomunizmi që një politikan dënohet për fjalën e lirë.

Sot isha në një takim me të burgosurin politik Ervin Salianjin. Rasti parë qysh nga 8 dhjetori 1990 që burgoset një politikan për deklaratat publike të bëra në selinë e një partie politike ( PD) për një të dënuar si trafikant ne Itali.

Në 34 vite postkomunizëm ky është rasti i vetëm i dënimit politik të një politikani për deklarimet publike në një konferencë shtypi nga gjyqtarë spurdhjak të apelit që funksionojnë si ushtarë skllav te partisë në pushtet.”

Murrizi kritikoi ashpër gjyqtarët dhe sistemin, duke thënë se Shqipëria ende nuk është shkëputur nga praktikat e diktaturës. Ai përfundoi me një thirrje për reflektim mbi drejtësinë dhe burgosjet politike.

Aty takova rastesisht dhe te denuar te tjere qe po vuajne denimin e “ sakrifices” per te bere burg per partine qe ne rrespekt te kodit te heshtjes kane mare persiper te mbajne mbi kurriz burgun per vjedhjet e padrinove

Une nuk di ti ndaj te burgosurit sipas partive sepse nuk ka burgje te veçanta per parti te ndryshme ndaj nuk mund te jem hipokrit qe te them se mbajta qendrim “ politik”

Per fat te keq Shqiperia nuk eshte shkeputur nga politika penale bolshevike dhe nga gjyqet politike popullore mediatike

Dhe kur shoh qe disa spurdhjak nderkombetar kerkojne te na e shesin si “sukses” te reformes ne drejtesi kete inkuizicion komunist te disa plehrave te komunizmit me vjen per te vjelle”, ka shkruar Myslim Murrizi në postimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit