-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i Ramës me sipërmarrësit, Teliti: Mblidh kabinetin qeveritar dhe mirato minimumin jetik

Kryesoret

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me sipërmarrësit e biznesve. Teliti shprehet që “Rama duhet të thirr njëherë në llogari Veliajn, Ballukun dhe ata që “tenderojnë e menaxhojnë” miliarda euro, pastaj të merret me sipërmarrjet”.

Ai thotë që këto ditë KM dhe drejtuesit e mazhorancës po u drejtojnë gishtin pensionistëve dhe sipërmarrësve duke i fajësuar dhe kërcënuar për gropën e skemës së pensioneve.

“Kryeministri do ishte e udhës të mblidhte ministrat, kryebashkiakët, deputetët, zv.ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e rëndësishëm qëndror dhe rajonale, e tu drejtonte atyre gishtin, duke u thënë: mjaft abuzuat, mjaft vodhët, stop lukseve.Fajin nuk ta kanë sipërmarrësit z. Kryeministër, por taksat e larta që mbysin biznesin dhe abuzimet me miliarda euro të ekzekutivit me fondet e buxhetit.”, shprehet Teliti.

Ai i bën një thirrje kryeministrit që të mbledhë kabinetin qeveritar dhe të miratoj minimumin jetik, pasi çdo gjë tjetër sipas tij është thjeshtë një propagandë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit