Reperi Michael Robinson, i njohur me emrin e artit si Ralan Styles dhe i famshëm për këngën rap “Baby Shark”, u qëllua për vdekje në moshën 22-vjeçare. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 19 tetorit, në lagjen Victorian Village.
Sipas dëshmitarëve, vrasësi e qëlloi Styles pasi u përpoq që të vidhte një varëse të tij. Konfrontimi shpërtheu kur Styles u përpoq të rezistonte, duke bërë që grabitësi të hapte zjarr.
Departamenti i Policisë së Kolumbias raportoi se oficerët mbërritën në vendngjarje, duke gjetur Styles të plagosur me armë zjarri. Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar në spital, reperi u shpall i vdekur.
Mahamood Hassan, 24 vjeç, u arrestua pasi u identifikua nga dëshmitarët që dhanë një përshkrim të detajuar të grabitësit. Hassan është akuzuar për vrasjen e Styles dhe mbetet në paraburgim në burgun e Qarkut Franklin, në pritje të gjykimit.