Në mesnatë një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Dervician Të Bashkisë së Dropullit në Gjirokastër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat po përhapeshin në banesat përreth. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit erdhën dy automjet zjarrfikës autobotë dhe dy efektivë të tjerë.
Ndërkohë policia po vijon punën për të zbardhur shkaqet e rrethanat e ngjarjes.