Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Maqellar, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Makina tip “Ford” me drejtues 47-vjeçarin S.S., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues R.M., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është plagosur 47-vjeçari. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.