Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, deklaroi se vendimi për ta lënë ish-presidentin në burg ishte i pritur dhe ndërlidhet me një vendim politik jashtë gjykatës.
“Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Do të ndjekim rrugën e ankimit”, tha ai.
Ai theksoi se do të apelonin këtë vendim dhe shtoi se Meta nuk e humbi qetësinë gjatë seancës, edhe pse argumentet u shprehën me zë të lartë.
“Nuk e humbi qetësinë. Argumenti thuhet me zë të lartë. Është në të drejtën e tij”, tha Gjokutaj.