-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çupi zbardh detaje nga takimi me ndërkombëtarët në PE: Jemi të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria

Kryesoret

Deputetja Dhurata Çupi, e cila ndodhet në protestë para Parlamentit Europian në Strasburg ka deklaruar detaje nga takimi me ndërkombëtarët. Deputetja u shpreh se kjo nuk është një protestrë por një fushatë sensibilizimi.

“Gjatë takimit të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtareve në takim komunikonte me fjali të tilla “ne jemi të suprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria”. Grupi parlamentar ka dosje, dokumentacion të plotë dhe u ka paraqitur atë që po ndodh në Shqipëri. Sot nuk kemi demokraci funksionale. Vetëm disa muaj para zgjedhjeve në Shqipëri kemi një opozitë në kushte të pabarabarta sa i takon futjes në fushatë elektorale. Kemi një qeveri dhe kryeministër që është në dispozicion të fushatës dhe një kryetar i opozitës që është në masë arresti dhe s’është në kushte të barabarta për të drejtuar fushatë”, tha Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit