-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova: Po presim SHBA-në që të hapim Urën e Ibrit

Kryesoret

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se ura mbi lumin Ibër duhet të hapur dhe se nuk ka asnjë arsye që të mbetet e mbyllur. Krasniqi ka thënë se Kosova është e gatshme të hapë urën, por po pret që edhe partnerët e saj të jenë gati.

“Ne jemi gati që ura të hapet, s’kemi argument para vetes që na bën të besojmë se ura s’duhet të jetë e hapur. Po presim edhe partnerët tanë të jenë të gatshëm për hapjen e urës. Ata kanë paraqitur se siguria është një nga hezitimet, është pikëpamja e tyre për hapjen e urës. Ne si institucione të Republikës së Kosovës jemi gati.

Besojmë plotësisht se nuk ka asnjë arsye që ura të mos hapet. Besojmë fuqishëm se s’ka kapacitete të elementeve çrregulluese brenda Republikës së Kosovës që mund të krijonin situata që të mos mund të menaxhohen nga institucionet tona të sigurisë”, tha Krasniqi në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit