Seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun ka përfunduar, me trupin gjykues që është tërhequr për të marrë një vendim. Seanca ka nisur në orën 09:30 dhe ka pasur ndërprerje, duke rinisur në orën 13:30.
SPAK ka kërkuar masa sigurie të ndryshme për katër të akuzuarit, duke përfshirë arrestin me burg për Metën dhe detyrimin për paraqitje për Kryemadhin dhe Çokun, ndërsa Xhijhon do të mbetet nën arrest shtëpie. Pas përfundimit të seancës, Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.