Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Turni në nisje të mandatit të dytë në krye të KE-së i nisur në Ballkan do të vazhdojë edhe në vendet e tjera të rajonit.
Zyrtarja e lartë e Brukselit u prit nga kryeministri në ceremoni zyrtare, ndërsa nesër do të takojë kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Kjo vizitë vjen pas hapjes së kapitujve të parë për negociatat por edhe protestës së sotme të deputetëve të opozitës në Parlamentin Europian në Strasburg.