-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Proda pret shefin e sigurimit në Ambasadën Amerikane: I vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka pritur në takim shefin e zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis.

Në këtë takim ata diskutuan dhe vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Ellis siguroi mbështetjen e SHBA-së për policinë e shtetit dhe se bashkëpunimi mes tyre do të thellohet më tej. Ndërsa Proda siguroi që është i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit