Deputetët e Partisë Demokratike ndodhen në Strasburg dhe po zhvillojnë protestën e tyre para Parlamentit Europian.Përveç deputetëve janë afruar edhe disa mbështetës të partisë demokratike dhe mbajnë nëpër duar disa pankarta.
Deputetja demokrate Dhurata Cupi mban një pankartë në anglisht ku thuhet “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”. Ndërsa deputetja tjetër Elda Hoti mbante një pankartë “Lironi deputetin Salianji”!
Ndërkohë protesta pritet që të mbahet rreth dy orë.