Në mesnatë një sherr masiv me të shtëna me armë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Në këtë sherr raportohen katër persona të lënduar dhe tre të tjerë dyshohet se kanë marrë lëndime teksa po përdornin mjete të forta.
Ndërsa zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se 13 persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në këtë rast që cilësohet si vrasje në tentativë.
“Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.