-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria dhe Katari drejt një marrëveshjeje për bashkëpunim policor

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor Ali H.A. AL-Dosari. Takimi u përqendrua në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Proda theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, duke shprehur gatishmërinë për të zhvilluar praktikat më të mira. Ambasadori AL-Dosari sugjeroi nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për të intensifikuar lidhjet dhe për të realizuar trajnime dhe vizita studimore.

Në përfundim, Ambasadori e ftoi Prodan për një vizitë zyrtare në Katar, një ftesë e pranuar me entuziazëm nga drejtori i policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit