Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier, duke përfshirë katin e tretë të një pallati katërkatësh. Flakët kanë shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Dëgjuar alarmet, dy mjete zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Aktualisht, nuk janë raportuar persona të lënduar, por ekipi i zjarrfikësve është angazhuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit në katet e tjera.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti, të cilat ende nuk janë konfirmuar.