Një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në lagjen Sheq i Vogël në Fier, ku një 57-vjeçar, identiteti i të cilit është A. D., humbi jetën pas dyshimit për një atak kardiak, ndërsa po drejtonte biçikletën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.
Sipas njoftimit të policisë, ai ka përjetuar një arrest kardiak dhe, për pasojë, ka ndërruar jetë.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe po mbledhin informacione për të zbardhur situatën.