Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në konferencën për shtyp tregoi edhe gjendjen shëndetësore të Ilir Metës.
Blushi tha se Meta është në gjendje të shkëlqyer, më i fortë dhe më i freskët se kurrë.
Ai u shpreh se në rast se do ti ndodh diçka Metës, përgjegjësia do të jetë personale e Ramës.
“Ilir Meta ka mbështetjen e të gjithë Partisë, të gjithë strukturave. Kështu që mos lexoni këta debilat lart e poshtë. Mbështetja e Metës është e plotë, jemi në kontakt çdo çast me të. S’duhet ketë asnjë shqetësim për gjendjen e tij shëndetësor, zero. Do përballemi dhëmb për dhëmb e çdo çmim me këtë regjim”, tha Blushi.