-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Diktaturat e heshtura!

Kryesoret

Keni dëgjuar ose lexuar ndonjëherë për diktaturat e heshtura? Nuk ka luftë, as grusht shteti, as revolucion.

Ndodhin zgjedhje, ka parti, ka gjykata, ka media, ka debat në media e rrjete sociale për çfarëdo ndodh në përditshmërinë e një kombi, ka edhe mendime ndryshe.

Asgjë nuk duket e gabuar në sipërfaqe. Nën sipërfaqe, regjimi në emër të sundimit të ligjit, instalon sundimin me ligj.

Nëpërmjet kësaj strategjie, regjimi konsolidon pushtetin e tij edhe pretendon para zgjedhësve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë se ndryshimet ligjore u janë nënshtruar proceseve të duhura.

Nuk kalon shumë kohë, media kombëtare bëhet pa turp pro regjimit, hapësira qytetare ngushtohet në atë mënyrë që grupet pro-qeveritare ose ato me synime të lidhura me qeverinë janë të vetmet që mund të lulëzojnë dhe opozita ka pak shpresë për të fituar.

As BE-ja, e cila na serviret si testi i fundit i sundimit të ligjit edhe demokracisë nuk është imune nga pandemia e sundimit me anë të ligjit.

Raporti i Demokracisë 2021 i V-Dem tregon se pikërisht brenda BE-se ndodhen përkatësisht Polonia e cila është vendi më autokratik në botë. I njëjti raport e vendos Hungarinë të dytën në listë.

Pa sy të kujdesshëm, sundimi me anë të ligjit duket si demokraci, por regjimi bëhet i dukshëm vetëm pasi i afrohen konsolidimit të plotë, por atëherë bëhet shume e veshtirë, megjithëse jo e pamundur, për t’u thyer.

Ne mund të kemi këndvështrime të ndryshme për ç’ka po ndodh në Shqipërinë e vogël, por shqetësim për këdo nga ne mbetet pyetja “a jemi duke instaluar sundimin e ligjit apo regjimi sundon me anë të ligjit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit