-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kampet në Shqipëri si Guantanamo”, thotë eurodeputeti: Qentë në Europë trajtohen më mirë

Kryesoret

Eurodeputeti italian Ignazio Marino ka kritikuar ashpër paktin Rama-Meloni për kampet e emigrantëve në Shqipëri, duke i quajtur ato “kampe përqendrimi” që ngjasojnë me bazën amerikane të Guantanamos. Gjatë një seance plenare në Strasburg, ai theksoi se këto struktura për azilkërkuesit janë jashtë ligjit dhe përfaqësojnë një shkelje të rëndë të të drejtave njerëzore.

Marino e krahasoi këtë marrëveshje me precedentët historikë të Guantanamos, duke vënë në dukje se emigrantët që ikin nga dhuna dhe varfëria po trajtohen në mënyrë të papranueshme.

“Ndershmëria intelektuale – nis ai – mungon në atë pjesë të kësaj dhome që dy ditë më parë hodhi poshtë diskutimin për dëbimin dhe ndalimin, në një kamp përqendrimi jashtë kufijve evropianë, të emigrantëve që ikin për t’i shpëtuar dhunës, urisë, varfërisë. . “ Marrëveshja e qeverisë Meloni me Shqipërinë – vazhdon ai – ka një precedent: bazën e Guantanamos, ku të burgosurit mund të trajtohen jashtë ligjit. Por në rastin e Guantanamos kemi të bëjmë me dyshime për terrorizëm. Bëhet fjalë për trajtimin ‘holistik’ të njerëzve të dëshpëruar ”, thotë ai.

“Imagjinoj – vazhdon ai – që secili prej jush mbrëmë, duke përfshirë të nderuarin Nicola Procaccini , të cilin e falënderoj për dëgjimin, kishte një darkë të shkëlqyer dhe këtë mëngjes një dush të nxehtë gjallërues. Ja pra, vizioni holistik me fjalët e kryeministrit italian: ‘Kufijtë janë të shenjtë dhe qentë dhe derrat mbërrijnë në Evropë’. Nuk di për derrat – përfundon ai – por qentë tanë të dashur shtëpiak në Evropë marrin një trajtim shumë më holistik “se ai i rezervuar për emigrantët e sjellë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit