-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk ka godit kush babën tim’! Dëshmia e plotë e armikut të Vis Martinajt, kush e vrau Santin?

Kryesoret

I njohur në botën e krimit si “Princi Damian”, Leonard Duka 37-vjeç dha shpjegime në cilësinë e të pandehurit në procesin ku akuzohet si porositës i vrasjes së efektivit të policisë Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

Ekzekutimi i Malkos, flet Duka: Nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinajn

DËSHMIA E PLOTË

Prokurori: Çfarë keni bërë në 27 gusht 2019?

Mesa mbaj mend ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia, më kanë marr shenjat e gishtave, pastaj më lanë të lirë. Aty kam mësuar për ngjarjen.

Kam qenë në lokalin tim deri në orën 10, pasi mbylla lokalin, po ikja për në shtëpi më ndaloi policia.

Si çdo ditë me punët, kemi ngrënë një drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën.

Kam qenë me vëllain tim, Erlis Duka, më ka bërë shenjë policia dhe shkuam në polici. Policia bëri punën e vetë në mënyrën më njerëzore, asnjë kundërshtim me mënyrën si më shoqëruan, më kanë nxjerr ditën tjetër. Unë se dija kush kishte vdekur, aty e mora. vesh.

Më pyetën, u thashë që nuk kam lidhje me ngjarjen, kam treguar për njohjen e vjetër miqësinë me të ndjerin.

Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive, më shpallën në kërkim. Mund të më thoni ju prokuror pse jam këtu, se unë nuk e di.

Në çfarë rrethanash jeni njohur?

Nga shoqëria e përbashkët që kemi pas na ka ra me u njoh se Shqipëria e vogël është. Nuk kam pasur shoqëri të afërt me të. Jemi nga një zonë këtu në Tiranë.

Unë jam marr me lloto, kisha Max Lloto më pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Administratorët e pikave që kisha nëpër Shqipëri ishim për darkë.

Kur u ngritëm ikëm të gjithë në të njëjtën kohë dhe nuk e di me cfare kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me “Audi”-n. Nuk mbaj mend makina e tjera.

Prokurori: Një “Volswagen Golf 5” a e mban mend?

Unë nuk e mbaj mend, di të flas për makinat e mia, nuk e di çfarë përdorte stafi.

Prokurori: “Skoda Roster” ku e mbanit?

Atë e merrte secili nga punonjësit që e gjente. Ka qenë një nga disa makinat që kishim për punëtorët. Atë makinën e merrte nga i pari te i fundit po të them, kush e gjente. …. Po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton.

Nuk e di me çfarë është marr viktima. Kisha shumë vite, të paktën 3 pa e parë fare. Shoku i përbashkët që na ka ul është Ervis Martinajn. Ketë të fundit e kam pas shok prej 15 vitesh. Më pas jemi ndarë dhe kam gëzuar respekt për të, secili mori drejtimin e vetë.

Me baste jemi marr ne, ai ka pasur shumë biznese, po ajo që kemi bërë bashkë është se jemi marr me bastet. I kemi pas të përbashkëta, pastaj u ndamë. Kemi nis që në 2006.

Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi mes meje dhe Ervis Martinajt pasi jemi ndarë. Edhe pasi ndamë bizneset, kemi qendruar ndonjëhër2 në shoqëri të përbashkëta, jemi rastit nëpër klabe. Kemi fol ndonjëherë në telefon.

Nuk kemi pasur asnjë konflikt as unë as familja ime. Çuna të rinjë jemi, jemi zon gjithë jetën jemi gri, pse ty stë ka rënë të zihesh ndonjëherë, kjo punë ska lidhje me ngjarjen. Nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.

E kam marr vesh nëpërmjet robve të mi se vetë kam qenë në Gjermani, qe vëllai im është zënë për shkaqe pse më shef.

Në dijeni për ngjarjen më ka vënë babi. Me vëllain nuk komunikova, sepse ai u fut në burg, doli më pas në gjyq.

Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur kam qenë në Greqi. Me të njiheshim që në klasën e parë. Aty i ke autoritetet dhe zbuloje cfarë ka ndodhur me atë ngjarje. Edhe Rivelino është marr me baste, e kam ndihmuar të hap një pikë.

… nuk di ku ta gjej qetësinë me këtë njeri që na ka shpallë në kërkim gjithë fisin, vetëm gjyshen që kam në vorr nuk ka shpallë në kërkim, sepse është i paaftë.

Nuk e njoh Daut Elmazin, as Nensi Shaqirin, nuk e di fare kush është.

Babait tuaj i ka ndodhur diçka?

Nuk ka godit kush babën tim. S’ka pas baba as fyrje as goditje nga askush.

Me Ervis Martinajn ke pas konflikt?

Jo nuk kam pas konflikt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit