Armando Sadiku ka vazhduar të shkëlqejë në Indi, duke shënuar një tjetër gol të rëndësishëm. Ai u aktivizua si zëvendësues në minutën e 32-të, teksa skuadra e Goa po humbiste 1-0 në transfertën ndaj Çenaijin.
Pas barazimit me Sing në minutën e 45-të, Sadiku realizoi golin e përmbysjes me një penallti në minutën e 51-të.
Ky ishte goli i gjashtë për të në pesë ndeshje të kampionatit, duke e bërë atë një figurë kyçe për ekipin, me tre prej golave të tij që kanë ardhur nga pika e bardhë.