Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt.
Sipas raportimeve, disa persona, të ndarë në dy grupe, kanë pasur një konflikt fizik në mes të qytetit, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Si pasojë e përplasjes, një person, i identifikuar si Endri Goxhaj, ka humbur jetën, ndërsa Dario Nela është plagosur rëndë.
Të dy ata janë dërguar menjëherë në spital, ku Nela është futur nën kujdesin intensiv për shkak të gjendjes së tij të rënduar.









