Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një konflikti.
Policia ka nisur hetimet dhe ndjekjen e autorit të dyshuar.
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Detajet/ Vrasja në Memaliaj, sherri fizik eskalon në përdorimin e armëve









