-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha-Lefter Kokës: Ngrihu dhe përplasua guximin hajdutëve që të keqpërdorën

Kryesoret

Sali Berisha i bëri thirrje ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, të tregojë të vërtetat për arrestimin e tij lidhur me skandalin e inceneratorëve. Gjatë një tubimi në ‘Rrugën e Shpresës’, ai tha “Ngrihu në lartësinë e guximit njerëzor dhe përplasua në fytyrë këtyre hajdutëve”.

Berisha theksoi se çdo dëshmi për krimet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt duhet të bëhet publike, duke e cilësuar sundimin e krimit si formën më të shëmtuar të diktaturës. Ai i kërkoi Kokës të tregojë gjithçka di dhe të mos e fshehë të vërtetën.

Berisha: Ne politikanët u detyrohemi me çdo gjë qytetarëve që kanë vendosur besimin tek ne.

U detyrohemi atyre pas Zotit më shumë se kujtdo tjetër.

Ndaj dhe cilido që disponon dëshmira, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike.

Të dashur miq, sundimi i krimit është forma më e shëmtuar e diktaturave.

Por si çdo diktaturë tjetër, të ardhme nuk ka.

E ardhmja është e guximtarëve, e ardhmja është e qytetarëve që mbrojnë parimet që besojnë, që mbrojnë idealet që ndajnë me njëri-tjetrin.

Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë.

Koha të dha të drejtë.

Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua.

Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan.

E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit