-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nëse vij në pushtet do të keni pension bazë 200 Euro

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u zotua sot se nëse shqiptarët i japin mundësinë të rikthehet në pushtet, “çdo pension bazë do jetë të paktën 200 euro, aq sa është edhe minimumi jetik”. Ai tha se do të aplikojë skemën e qeverisë së Kosovës.

“Rikujtoj këtu dhe njëherë se me të ashtuquajturin indeksim 1.6 përqind që bëri në muajin tetor, Edi Rama nuk indeksoi as një të katërtën e çmimit të rritur të ushqimeve që në tërësi u rrit me 9.4 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.

Me këtë rast, jashtë çdo lloj politike përveç detyrimit absolut që ka një qeveri që të shpërndajë të ardhurat kombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, garantoj çdo pensionist se gjatë debatit parlamentar do të bëjmë çdo përpjekje që të vendoset minimumi jetik, me të cilin çdo i moshuar, qoftë edhe ai që nuk ka punuar një ditë të vetme në shtet apo nuk ka paguar sigurime, do të ketë një pension bazë sa minimumi jetik prej 200 eurosh.

Të gjithë pensionistët e tjerë, mbi këtë bazë do kenë një rritje 20 përqind të pensionistëve.

Ju mund të më pyesni mua ku janë këto para, ku i merr këto fonde, pse e bën këtë premtim?

Unë u përgjigjem shumë thjeshtë.

Shqipëria ka sot një buxhet për vitin 2025, 2.2 herë më të madh se buxheti i Kosovës.

Kosova vendosi dy javë më parë si pension minimal, d.m.th si pension edhe për ata që nuk kanë paguar një ditë sigurime, por nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, pra si pension minimal, 120 euro. Ishte 100, e bënë 120 euro” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit