-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paratë po mbarojnë, VOA: Hezbollahu nis trafikun e drogës

Kryesoret

Grupi militant libanez Hezbollah po bën përpjekje të rrisë trafikimin e drogës në Evropë, i thanë Zërit të Amerikës ish-zyrtarë të Shteteve të Bashkuara. Grupi militant, që ka mbështetjen e Iranit, po goditet nga një ofensivë e intensifikuar ushtarake izraelite që ka shkatërruar burimet kryesore të të ardhurave të grupit në Liban.

Zyrtarë ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit i thanë Zërit të Amerikës, megjithatë, se grupi i përcaktuar si organizatë terroriste nga Uashingtoni përballet me disa sfida në rritjen e operacioneve të trafikut të drogës në Evropë.

Grupi militant libanez po përballet me një krizë financiare që kur Izraeli përshkallëzoi sulmet ndaj drejtuesve dhe infrastrukturës së organizatës në Liban, sipas burimeve amerikane dhe libaneze që folën me Zërin e Amerikës në fillim të këtij muaji.

Këto sulme përfshijnë sulmet ajrore izraelite të së dielës në degët e institucionit bankar të Hezbollahut ‘Al-Qard Al-Hassan’ në pjesët e Libanit që kontrollohen nga Hezbollahu, përfshirë në bastionin në jug të Bejrutit./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit