Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në New York këtë të shtunë, pas takimeve në Athinë dhe Milano.
Ai theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve dhe sfidat drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës. Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme, të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, thotë Rama.
Rama njoftoi se me ndryshimet në kodin zgjedhor, shqiptarët në emigracion do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 2025.
Turi i tij me diasporën do të vazhdojë më pas në Selanik.
“Të shtunën 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, shprehet ai.