Një adoleshente shqiptare, rreth 14 vjeç, ka humbur jetën sot në mëngjes në Piacenza të Italisë, pasi ra nga çatia e një pallati 7-katësh.
Rënia e saj u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për ta shpëtuar.
Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha hipotezat lidhur me dinamikën dhe shkaqet e incidentit.