-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare/ Qytetet që do të bllokojë PD në 29 Tetor ora 17:00

Kryesoret

Partia Demokratike ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje ku morën pjesë drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e degëve të PD për skenarin e mosbindjes civile të thirrur në datë 29 tetor ora 17:00. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka bërë publike vendimmarrjen e sotme të demokratëve.

‘Në selinë qendrore të Partisë Demokratike u zhvillua një mbledhje e gjerë, ku morën pjesë drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e degëve të PD nga mbarë vendi. Në këtë takim u riafirmua vendosmëria për të vazhduar mosbindjen civile deri në vendosjen e një qeverie teknike, si e vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Të martën, më 29 tetor, ora 17:00, mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të vendit:

 1. Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”

 2. Rrethrrotullimi Milot

 3. Rrethrrotullimi Shkozet

 4. Rrethrrotullimi Bradashesh

 5. Rrethrrotullimi Rrogozhinë

 6. Rrethrrotullimi Levan

Bashkohuni me ne për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, që do të garantojë procesin zgjedhor të pandikuar nga interesat klienteliste dhe presionet e pushtetit” shkruan Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit