-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Protesta do të zgjasë sa duan qytetarët, të bllokojnë rrugët e lagjes së tyre

Kryesoret

Koordinatori rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike Klevis Balliu tha se në protestën e radhës më 29 tetor do të merren të gjitha masat e nevojshme.

Balliu u shpreh se protesta do të jetë për fëmijët e qytetarët dhe jo për kauzat e Partisë Demokratike.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të bllokojnë rrugët e lagjes së tyre dhe do të zgjasë sa të duan ata.

“Ky është vazhdimi i mosbindjes civile që kemi paralajmëruar. Për këtë do të marrim masat e nevojshme. Në Milot, Durrës, Tiranë do të ketë bllokime. Duhet të bllokohet çdo cep. U bëj thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët e lagjeve të tyre, jo për PD, por për fëmijët e tyre. Protesta do zgjasë sa të duan qytetarët, me orë të tëra do zgjasë”, u shpreh Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit