Mbrëmjen e djeshme qyteti i Fierit dhe rrethinat u tronditën nga një tërmet i fortë, mbi 4 ballë. Epiqendra ishte në fshatin Kurjan.
Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe materiale. Një nga banoret e fshatit Kurjan tha se njerëzit dolën në rrugë nga frika.
“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete.
Kjo ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani.