Policia Kombëtare Spanjolle ka arrestuar në aeroportin e Manises një 43 vjeçar shqiptar.
Ai kërkohej nga autoritetet belge pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Shqiptari në janar të 2022 ka dhënë informacione për të vrarë një burrë në Belgjikë.
Policia e arrestoi shqiptarin pasi tentoi që të hynte në Spanjë me dokumentacion fals.
Ai është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare për të nisur procedurat për dorëzimin pranë autoriteteve belge. Aty e pret një dënim me burgim të përjetshëm.