Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në lagjen Sallbeg. Drejtuesi i makinës tip Ford ka përplasur një këmbësor.
Ai ka thirrur ambulancën për të ofruar ndihmën kalimtarit dhe menjëherë mbërriti në vendngjarje. Më pas atë e dërguan në spitalin e Kavajës për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.