SPAK mbylli hetimet dhe mori të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca për shkelje të barazisë në tenderë, në lidhje me kohën kur ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Konkretisht bëhet fjalë për një tender për rikonstruksioni e 4 komisariateve të policisë, nga të cilat u realizuan vetëm dy. Kallëzimi u depozitua në prokurori nga KLSH.
Por sapo SPAK njoftoi socialistin për akuzën, ka reaguar arkitekti Gjon Radovani duke deklaruar se kanë kaluar disa vite dhe kompania e tij që u fut në garë për rikonstruksionin e komisariateve të Shqipërisë dhe fitoi të drejtën e projektimit për Vlorën dhe Rrëshenin ende nuk ka marrë lekët nga ministria e Brendshme.
Ai thotë se puna është bërë dhe kompania ka paguar taksat, por Ministria e Brendshme nuk ka derdhur ende paratë duke e çuar drejt falimentit.