-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për Metën: Prona është përdorur jo si mall i babait, por si i vjehrrit pasi ke në mendje të ndash të bijën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin em emigrantët në New York u shpreh se nuk janë vetëm ata që kanë lidhje me pronën.

Ai tha se sipas ngjarjeve të korrupsionit që kanë ndodhur së fundmi, prona është përdorur jo si mall të babait por si të vjehrrit.

“Nuk jeni vetëm ju ka plot të tjerë që kanë probleme me tokën, çështja e pronës është bërë një çorap i madh dhe e dini në Shqipëri ka ndodh diçka që s’ka ndodh herë tjetër. Pati regjimin më brutal, ata se dinin që një ditë komunizmi do të shembej dhe do të ktheje prona si një e drejtë ligjore. Antikomunistet që ulërijnë kundër drejtësisë dhe dolën me flamurin e kthimit të pronës tek pronarët i hapën kasafortat dhe i bënë çorap për llogari të tyre trafeve të tyre dhe të dreqit e të birit por jo pronarëve, sa herë është ndërhyrë aq herë është shtuar konfuzioni, ajo që po bëjmë dhe është një nga kushtet më të vështira dhe sfiduese është sistemimi i të gjithë sistemit të pronës në kadastër digjitale. Siç keni parë nga ngjarje korrupsioni kohëve të fundit prona është përdorur jo si mall të babait por si mall të vjehrrit pasi i ke bërë në mendje të ndash të bijën, kështu e kanë përdorur pronën.”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit