-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sky News: Britania do të forcojë partneritetin për luftën kundër krimit me Shqipërinë pas operacioneve të suksesshme

Kryesoret

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord të rrisë partneritetin e saj me Shqipërinë pas një vere të suksesshme në të cilën të dy vendet kryen një goditje të përbashkët kundër trafikut të drogës dhe krimit.

Zyrtarë të lartë të Home Office do të udhëtojnë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për bisedime të mëtejshme përpara Krishtlindjeve mbi mënyrën e trajtimit të krimit të rëndë dhe të organizuar, si dhe migracionit të paligjshëm dhe kalimeve me varka të vogla në Kanal.

Gjatë verës, task-forca e përbashkët MB-Shqipëri, e cila u krijua në 2022, ndërpreu fluksin e parave të paligjshme, që buronin nga puna e paligjshme dhe trafiku i drogës.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan qindra mijëra paund dhe sasi kokaine.

Javën e kaluar, Yvette Cooper, sekretarja e brendshme, u takua me ministrin e brendshëm shqiptar Ervin Hoxha për të diskutuar se si të çojë përpara qëllimet e Komandës së Sigurisë Kufitare të qeverisë , e nisur këtë vit për të zëvendësuar planin e administratës konservatore për të dërguar emigrantë të paligjshëm në Ruanda.

Martin Heëitt, komandanti i ri i sigurisë kufitare, filloi në post të hënën më 7 tetor dhe po udhëheq përgjigjen e koordinuar për rritjen e mbrojtjes së kufirit.

Zoti Hoxha tha: “Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatet e arritura përmes operacioneve bashkëpunuese ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe britanike për të luftuar krimin e organizuar.

“Ne kemi arsye të forta për të besuar se këto arritje do të përmirësohen dhe forcohen më tej duke ecur përpara.”

Home Office ka thënë se 509 persona kaluan Kanalin me 11 anije të enjten.

Do të thotë se në shtatë ditët e fundit kaluan 1597 persona me 29 varka./Sky News

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit